Spartak Ngjela: Plani i Bashkimit Europian është hapur kundër interesit të Kosovës

Nga Spartak Ngjela 

Rama doli sot sërish te Thaçi.
Rama doli kundër interesit shqiptar në lidhje me katër komunat e Veriut të Kosovës.
I.
Kjo sepse kuptohet që Beogradi është në degradim.
Degradimi i Brogradit, forcon Kurtin dhe rrëzon Ramën.
Por, mos ndoshta edhe Rama po i afrohet Thaçit?
Pse bëhet kjo pyetje?
Sepse Rama është shumë i trembur aq sa sot, botërisht, i kërkoi ndihmë Bashkimit Evropian kundër interesit të Kosovës. .
Çfarë ka ndodhur?
Të vetmen gjë që dimë me saktësi është bashkëpunimi i ngushtë Rama – Thaçi.
Ky bashkëpunim ka qenë një gjëmë e vërtetë për Veriun e Kosovës dhe interesin kombëtar, sipas planit të shkëmbimit të territoreve. Një turp historik dhe antikombëtar ky.
A thua se për këtë fakt është trembur Rama?
Ta shohim. I shqetësuar është, dhe po flet përçart.
Por e gjithë loja kuptohet se sot po luhet në Beograd…
II.
Të gjithë këtë tronditje të Ramës kuptohet se e nxori në sipërfaqe vrasja që ndodhi në Banjskë në 24 shtator.
Kjo ndoshta i ka zbuluar amerikanëve edhe aktivitetin antiametikan dhe kundër interesit të Shqipërisë të kryeministrit të Shqipërisë.
Nëse këto shenja të çojnë tek një bashkëpunim i Thaçit me Ramën drejt Beogradit, ditët e Ramës janë të numëruara.
Sidomos qëndrimi i drejtpërdrejtë i planit të Bashkimit Evropian që e përcolli Rama përgjatë gjithë ditës së sotme, në lidhje me Veriun e Kosovës, të jep të kuptuar se Rama është në panik nga arsyeje që shprehëm më lart. Plani i Bashkimit Evropian është hapur kundër interesit të Kosovës.
Megjithatë do të shohim ditët në vijim sjelljen e Ramës dhe frikën e tij që i spikati në analizat pa fare kuptim që ka bërë gjatë ditës së sotme.
Konfuz dhe i trembur.
Shenjat po duken se shqiptarët do shpëtojnë nga Rama, ashtu sikurse shpëtoi Kosova nga Thaçi.
Të presim…
Dhe të shohim…

SHKARKO APP