Spiropali-Çupit: S’jam shefe politike e Oltës! Mos qaj hallin e kalorësit

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetes Dhurata Çupi qe e konsideroi Olta Xhaçkën shefe politike të Spiropalit. Ky reagim i Çupit erdhi pas deklaratës së ministres së Mbrojtjes, ku bëri përgjigjës opozitën për zjarret në në Shqipëri.

“E dashur Zonja Çupi PD, flm për “dhuratën”, por s’jam shefja politike e Oltës. Kam nderin të jem mikja e kolegia e saj. Sa për qeverinë e destabilizuar mos qaj hallin e kalorësit xhan, dhe uroj sinqerisht të shihemi në zgjedhjet e 2021-shitTë fala miqve!”, shkruan Spiropali në Twitter.

Ndërsa Çupi shprehej: “Deklaratat dhe akuzat qesharake të Olta Xhaçkës, që ngjajnë si dy pika uji me akuzat e shefes së saj politike, Elisa Spiropali, për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë, u provojnë shqiptarëve se drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe nga një kryeministër me qëllime të mbrapshta”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?