Strasburgu në shqip, Avokatura e Shtetit iniciativë për përkthimin e vendimeve

Vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të Strasburgut tanimë do të jenë edhe në gjuhën shqipe. Iniciativa e Avokaturës së Shtetit ka mundësuar botimet e para për të cilat znj. Alma Hicka u shpreh se këto vendime do të jenë ndihmëse si per juristët shqiptare ashtu edhe për institucionet.

Alma Hicka: Vendimet e Gjykatës Evropiane, me problematikat që trajtojnë dhe zgjidhjet që   përvijojnë   mund   të   shërbejnë   edhe   si   udhërrëfyes   për   administratën publike, në veçanti në trajtimin e një procesi të rregullt ligjor, në proceset administrative të të gjitha natyrave. Avokatët që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mbrojtje jo vetëm të klientëve,por   edhe   të   procesit   të   rregullt   ligjor,   dhe   sistemit   të   drejtësisë   nëpërgjithësi, do të kenë një mundësi më tepër, për të njohur dhe përdorur jurisprudencën e Gjykatës Evropiane, në një fushë të gjerë objektesh dhe tematikash, duke filluar që nga e drejta e privatësisë dhe e drejta e jetës familjare, ballafaqimi i tyre me të drejtën e fjalës së lirë; e drejta për të mos iu nënshtruar torturës apo trajtimit çnjerëzor; e drejta e jetës; e drejta për tubim; të drejtat procedurale të personave të akuzuar apo të burgosur dhe një  numër   i  gjerë  të   drejtash,  themelore  dhe   procedurale  që   lindin   nga Konventa.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=mXcUYpxSBTQ” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo iniciativë e avokates të shtetit është përshendetur edhe nga kreret e  institucioneve  të tjera të drejtësisë si  kryetari i Gjykates Kushtetuese dhe drejtori i shkolles së magjistraturës dhe konsiderua me rëndësi për të sjelle vlera të dobishme për gjyqësorin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sokol Sadushi: Një produkt që do të na vlerë të gjithëve. Me vendimin e Gjykatës së Strasburgut të gjithë mësojmë. Kur më ka rënë mua në dorë vendimi i Strasburgut për Shqipërinë nuk na bindete që ne kishim vepruar gabim, në fakt ne kishim vepruar gabim, sepse ashtu e kuptonim ligjin. Prandaj Strasburgut na ka dhënë mësime për të kuptuar ashtu sic duhet kushtetutën dhe ligjin.

Disa here shteti shqiptar eshtë ndëshkuar nga gjykata evropiane per te drejtat e njeriut  për çështje ku është konstatuar se janë shkelur liritë dhe të drejtat e individëve duke u shndërruar në një problem  financiar  për vete buxhetin e shtetit sa herë që  vendimet kanë qënë me kosto.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?