Studentë, kontrolloni kuotat e lira

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje të gjithë studentëve që ende nuk janë regjistruar në asnjë universitet, që të kontrollojnë sepse ka ende kuota të lira.

“Të dashur maturantë, ju që nuk e keni mbyllur akoma procesin e regjistrimit, lutemi të kontrolloni kuotat e lira në portal sipas çdo program studimi dhe të kontaktoni universitetin/fakultetin për programin ku jeni teë interesuar të studioni”, shkruhet në portalin U-Albania, i krijuar posaçërisht për regjistrimet në universitet.

Deri më tani kanë përfunduar raundi i parë dhe raundi i dytë i regjistrimeve, por siç ka ndodhur edhe vitet e tjera, do të ketë një tjetër raund regjistrimesh për ata maturantë që nuk kanë mundur ta bëjnë për njëmijë e një arsye.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?