Studenti shqiptar dënohet me 27 muaj burg në Angli, u kap me drogë

Një i ri shqiptar që jetonte në Surrey, Angli është dërguar me 27 muaj burg për shkak se është kapur me kokainë, të një vlere prej 1.200 stërlinash.

Siç shkruan media britanike, studenti shqiptar i identifikuar si Indrit Dida është dënuar sepse gjatë një kontrolli në makinën e tij, policia i gjeti në makinën e tij 17 gram kokainë, ndërsa ai vetë kishte me vete dokumente të falsifikuara.

Pas dënimit gjykatësi është shprehur se ai duhet të dëbohet nga Anglia për në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë gjyqit, avokatja e Didës është shprehur se i riu kishte kryer universitetin në Shqipëri dhe kishte ardhur në Angli që të punonte, për të paguar universitetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?