Studentja lë të dashurin, ai hakmerret duke e shantazhuar me video intime

Rikthehen historitë e lidhjeve dhe kërcënimeve me foto e video. Një histori të tillë ka përjetuar një vajzë, ku ish i dashuri e ka kërcënuar me video e foto nëse ajo nuk kthehej tek ai. E reja ka pasur 8 muaj lidhje dashurie me shtetasin Tomas Beka dhe gjatë kësaj kohe, ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me të, çaste këto, që janë filmuar dhe fotografuar nga ish i dashuri i saj, Tomas Beka.

Kjo lidhje intime është pikasur nga nëna e vajzës, shtetësja me inicialet E.M, e cila i ka kërkuar të bijës që të ndërpriste këtë lidhje, pasi Tomasi nuk ishte mashkulli ideal për të. Ndërprerja e lidhjes në mënyrë të menjëhershme ka sjellë irritimin e shtetasit Tomas Beka, i cili ka filluar të përndjekë nënë e bijë, duke i kërcënuar me jetë dhe shantazhuar, ndërsa në dy raste ka keqtrajtuar dy shokët e klasës së vajzës, me të cilën ai ka pasur mërrëdhënie, shkruan “Shqiptarja”.

Pas presionit dhe kërcënimit me telefon me shprehjet “… do t’ju pres fytin, do dergjeni në birucë, do t’ju vras etj.”, vajza A.M është mbyllur në banesë nga frika. Ndërkohë që shantazhet kanë vijuar ndaj nënës së saj, e cila është detyruar të kallëzojë në polici Tomas Bekën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit pak ditë më parë është deklaruar fajtor nga gjykata e Tiranës, duke u dënuar me 7 muaj e 20 ditë burgim për akuzën e “Përndjekjes”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet hetimore të kryera në vijim, rezulton se E.M. ka paraqitur kallëzim penal ndaj të pandehurit, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme që ky shtetas po i krijonte asaj personalisht dhe familjes së saj në tërësi.

Fyerjet, sharjet e kërcënimet ky i pandehur i ka filluar në muajin Shkurt 2016. Ky lloj shqetësimi e komunikimi, E.M, i ka krijuar gjendje ankthi, pasigurie e frike, që nga muaji Dhjetor i vitit 2015, kohë kur Tomas Beko ka plagosur një ish shokun e shkollës së vajzës, të quajtur A.M.

Gjatë muajit Dhjetor 2015 e në vazhdim, shtetësja E.M. ka deklaruar gjithashtu se i pandehuri Tomas Beko e ndiqte nga prapa, në rrugë, në ambjente dhe lokale ku futej E.

Në lidhje me këtë përndjekje, shtetësja E.M. ka deklaruar: “…Unë hyja në dyqan, ai vinte në dyqan dhe më shikonte me shikim provokues, unë ecja me vajzën në lagje, ai më ndiqte nga pas, më dilte përpara. Këto veprime të tij më krijonin një gjendje frike dhe ankthi të paparë, pasi prej këtij personi pret gjithçka.

Pas kësaj periudhe përndjekjeje fizike, ai filloi më pas të më shqetësonte, fyente e kërcënonte me SMS në telefon”. Shtetësja E.M ka deklaruar se, pavarësisht marredhënieve që ky person ka pasur apo ka përsëri me vajzën e saj, sjellja e tij, veprimet e tij, telefonatat e tij i kanë krijuar një gjendje terrorizuese në familje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?