Studimi kinez: Ja cilët grupe gjaku janë më të rrezikuar nga coronavirus

Nëse deri tani njihen disa të dhëna për coronavirusin si fakti që prek më rrezikshëm grupmoshën e tretë, që kap më shumë seksin mashkull se sa femrat, etj, tashmë ka dalë një studim i ri.

Një studim kinez ka analizuar prekjen e koronavirusit në trupat njerëzore duke zbuluar se cili grup gjaku është më i rrezikuar dhe cili më pak.
Kërkimet e udhëhequra nga Wang Xinghuan në Universitetin e Wuhan panë grupet e gjakut të më shumë se 2 mijë të infektuarve në Wuhan dhe Shenzhen.
Sipas këtij studimi të mjekëve kinezë, grupi më i rrezikuar nga koronavirusi Covid-19 është grupi A, ndërsa më pak i rrezikuar grupi 0. Këto të dhëna janë nxjerrë të prekurit në Kinë. Ndërsa në Itali akoma nuk ka të dhëna se cilët grupe gjaku ishin të vdekurit e deritanishëm prej coronavirus. Nëse edhe në Itali rezulton i njëjti konkluzion si i Wang Xinghuan, atëhere mbetet studimi kinez për grupet e gjakut që rrezikohen me shumë nga koronavirusi.

SHKARKO APP