Studiuesi Mal Berisha sjell profilin e Charles Telford Erickson

Mal Berisha, historian, studiues e diplomat, prezantoi sot në Bibliotekën Publike Lezhë profilin dhe veprën e spikatur të një miku të shquar të shqiptarëve, Charles Telford Erickson.

Misionar, dijetar, diplomat dhe shkrimtar, Erickson kaloi afro 30 vjet në Shqipëri (1908-1937), ndërsa ngriti dhe ndihmoi fort çështjen shqiptare në mjedisin ndërkombëtar e veçmas në shtypin dhe administratën e lartë amerikane.

“Amerikani Charles Telford Erickson – Një jetë kushtuar Shqipërisë” ne tre volume u prezantua përmes një paraqitje vizuale dhe gojore nga biografi i tij, Mal Berisha, duke dëshmuar me shumë mjeshtëri veprën dhe jetën e një njeriu që e ka dashur dhe ndihmuar shumë çështjen shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“SHQIPTARËT – ENIGMA E BALLKANIT” Volumi i I -rë dhe i II – të është vepra madhore e shkruar nga Charles Telford Erickson, e cila është mbledhur, sistemuar, dixhitalizuar, përkthyer e botuar, gjithashtu nga Mal Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Triptiku biografik i Erikson, me fakte nga jeta e tij, dhe kronika historike e Shqipërisë së kohës, do të dhurohen në të gjitha shkollat e mesme të Lezhës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?