“Stuhi” në burgje/ Emrat e drejtorëve që shkarkohen dhe çohen për ndjekje penale

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një konferencë për shtyp mesditën e sotme bëri të ditur shkarkim nga detyra të disa drejtorëve të burgjeve. Ministrja tha se shkarkohen nga detyra drejtorët e burgjeve të Lezhës, Lushnjes, Sarandës, Rrogozhinës, Peqinit Tepelenës e Durrës, për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Gjonaj tha se janë konstatuar 150 raste të lejimit të futjes së sendeve të ndaluara, ndërsa në 6 raste është konstatuar futje në burg të lëndës narkotike. Më tej, Gjonaj tha se nuk do të lejohet as një lloj ndërhyrje politike për të marrë në mbrojtje shkelësit e ligjit.

SHKARKIMET:

Shkarkohet nga detyra kreu i burgut Rrogozhinë-Ahmet Bala
Shkarkohet drejtori i burgut në Lushnje-Gazmir Albrahimi
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Peqin-Eugert Salla
Shkarkohet drejtori i burgut në Sarandë-Artur Hyska
Shkarkohet nga detyra drejtori i paraburgimit Berat-Arif Dervishi
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Durrës-Astrit Kotaj
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Lezhë-Kanto Ndoi
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Tepelenë-Muin Muça

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?