Sulmi ndaj policisë, Shefi i antidrogës: Në makinë nuk ishte Çela

Shefi i narkotikëve në Policinë e Elbasanit, Ylli Bici i pranishëm në vitin 2017 kur u godit automjeti i zv.drejtorit Gjergji Oshafi tek tregu në Elbasan, deklaroi në gjykatë se shoferi i Audit që u fut me shpejtësi në treg nuk ishte as Suel Cela as vëllai i tij Mario.

“Njoh Suelin dhe vëllain e tij, po të ishin ata në makinë, do i kisha njohur. Nuk arritëm të futemi në treg pasi dera u mbull shpejt, ndërsa unë isha pa armë gjatë shërbimit dhe u kapëm të papërgatitur”, dëshmoi Bici.

Ky deklarim i tij u shoqërua me replika me prokurorin Behar Dibra i cili disa herë i kërkoi shpjegim përse asnjë nga policët nuk tentoi të futej në treg për aq kohë sa dera qëndroi e hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të dëshmuar u thirrën edhe disa efektivw të tjerë policie që mohuan të kishin identifikuar Suel Celën atë mbrëmje dhe në të shumtën e pyetjeve të bëra nga prokuroria nuk mbanin mend detaje. Në listën e personave të thirrur për deklarime nga prokurori Behar Dibra ra në sy mungesa e ish-numrit dy të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?