Sulmi në Elbasan, Bekteshi në gjyq: Isha unë shoferi i “Audi”-t, por…
I arrestuari në Elbasan për përplasjen e makinës së policisë me një “Audi” të blinduar, ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues. Bëhet fjalë për Enea Bekteshin i cili në gjykatë është shprehur se ka qenë ai që drejtonte mjetin e blinduar.
“Kam qenë unë shoferi i “Audit”. Nuk kisha qëllim të godisja mjetin e policisë. “Golfi” po ecte mbrapa. Doja të hyja në treg, makinat nuk kishin shenja dalluese dhe policët ishin pa uniforma. I dhashë gaz makinës pasi dëgjova të shtënat. Nëse makina nuk do të ishte e blinduar, do të kisha vdekur. Lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e motrës më përket mua, jam përdorues prej 12 vitesh”, ka thënë ai në Gjykatë.
31-vjeçari u arrestua më 4 tetor në shtëpinë e kunatit të tij në Cërrik. Hetuesit thonë se kishin gjetur gjurmë të shenjave të gishtërinjve të Bekteshit në automjetin “Audi” që përplasi makinën e policisë përpara Tregut Agro-Ushqimor në Elbasan.

