Sulmi në Nju Jork/ 8 të vdekur dhjetëra të plagosur, autori thirri: “Allah Akbar”

Dalin në dritë detaje të reja nga sulmi në Nju Jork ku një person i armatosur në timonin e një kamioni sulmoi fillimisht një korsi çiklistesh. Sipas dëshmitarëve shoferi ishte një person me tipare nga lindja. Ai ka përplasur disa çiklistë derisa u përplas me një autobus nxënësish shkolle. Më pas ka zbritur dhe me armë ka kërcënuar kalimtarët përpara një shkolle. Sipas NBC ai ka bërtitur vazhdimisht “Allah Akbar”. Janë 8 të vdekurit deri tani ndërsa 15 të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Autori u qëllua në këmbë nga një prej agjentëve që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Ai ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Deri tani dihet vetëm se është një 30-vjeçar me banim në Florida. Policia është duke hetuar në pistën e terrorizmit. “Është një akt i qartë terrorizmi që kishte si synim të vriste të pafajshëm” – tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill De Blasio. Zona ku ndodhi sulmi është shumë pranë ish-kullave binjake ku tashmë ndodhet një memorial për viktimat e 11 shtatorit.

Një dëshmitar okular ka thënë për mediat amerikane se ka parë një kamion të bardhë që goditi çiklistët duke lënduar shumë prej tyre. Më pas, drejtuesi i mjetit ka qëlluar rreth 10 herë me armë zjarri në drejtim të njerëzve.  Prej spitalit të zonës  konfirmohet se janë dërguar 5 të plagosur me armë zjarri, por ende nuk është vërtetuar se ka fatalitete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e qytetit ka deklaruar arrestimin e një personi dhe ka bllokuar qarkullimin në zonën ku ka ndodhur ngjarja. Motivet e këtij akti janë ende të paqarta, por nga mënyra sesi është kryer akti dyshohet se kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?