Sulmi në Suedi, Sadije Berisha: Të shtëna dhe sirena, jashtë është çmenduri

Sulmi terrorist që ndodhi sot në Suedi ka tronditur banorët që gjendeshin pranë zonës së sulmit.

Të shumtë kanë qënë shqiptarët të cilët kanë rrëfyer tmerrin që kanë parë me sy ndërkohë që ndodhte sulmi.

Sadije Berisha, ish-gruaja e djalit të Sali Berishës me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se familja e saj është mirë dhe e paprekur por duke theksuar që jashtë është një çmenduri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më në fund jemi të sigurtë!! Është një cmenduri jashtë…dëgjohen vetem të shtëna armësh, ambulanca, sirena policie dhe helikopterë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ndarjes me Shkelzenin, Sadija është shpërngulur përfundimisht në Suedi me fëmijët e saj.

Ndërkohë Ambasada shqiptare në Suedi ka reaguar dhe ka vënë në dispozicion numrin + 46 76 – 258 50 4 për çdo shqiptar që jeton në Suedi dhe i duhet një ndihmë apo konsultim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?