Sulmoi me salcë ministren Nikolla, sa vite burg rrezikon studentja?
Ka qëndruar rreth 10 orë në komisiarin nr 1, studenta Mirela Ruko, e cila spërkati me salcë në kokë Ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Policia bën me dije se ajo rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, u lirua. Ruko, një studente e cila ka ndërprerë studimet për shkak të reformës në Arsimin e Lartë, e kundërshtuar si nga kjo organizatë por dhe nga Partia Demokratike.
Policia ka nisur ditën e sotme procedimin penal për studentet Mirela Ruko, e cila një ditë më parë i hodhi salcë ministres Lindita Nikolla në një aktivitet për ditën Ndërkombëtare të Studentëve.
Gjesti u krye në shenjë protestë për reformën e Arsimit të Lartë që kundërshtohet nga studentët dhe nga Lëvizja për Universitetin.
Ajo akuzohet tashmë për goditje për shkak të detyrës dhe prishje të qetësisë publike. Dënimet maksimale për këto akuza janë 3 vjet për të parën dhe 2 vjet për të dytën.
Kështu, në rastin më të keq, Ruko rrezikon plot 5 vjet burg. Në rastin më të mirë, ajo mund të gjobitet.
Mirela Ruko është pritur nga miq e aktivistë, të cilët qëndruan gjatë gjithë kohës para komisariatit në mbështetje të saj duke bërë thirrje për lirimin. “Pak momente më parë, pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10 orë në ambientet e komisariatit nr.1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua”-, shkuran në facebook Lëvizja për Universitetin.
Ajo falenderoi të gjithë për mbështetjen dhe solidaritetin dhe jep një mesazh, që nuk duhet të lërë indiferentë pushtetarët. “Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma! Për Universitetin, Për Shoqërinë”,-thuhet më tej.

