Bregu në familjen e Liljana Rukos në Fier: Babit vrasës i duhen hequr fëmijët!

Deputetja e PD Majlinda Bregu ka qenë paraditen e sotme në familjen e prindërve të viktimës Liljana Ruko, e cila u hodh prej bashkëshortit të saj nga dritarja e banjës  disa ditë më parë duke gjetur vdekjen.

Pas vizitës në familjen e prindërve të viktimës deputetja Bregu ka pohuar për median se duhen pershpejtuar procedurat per kalimin e femijeve nga babai tek daja i femijeve.

“Të përshpejtojmë procedurat për kalimin e kujdestarisë së fëmijëve nga babai tek daja. Pas pak do të takoj kryebashkiakun Armando Subashi për  të biseduar që të krijojmë mundësinë për ti lidhur pension fëmijëve dhe sigurimin e një psikologe pasi djali ka parë e dëgjuar gjithshka. Fakte të reja kanë dalë në dritë për mos zbatimin e urdhërit të mbrojtjes. Do shikohet ndarja  e pasurisë për të ndihmuar fëmijët”,- ka pohuar Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?