“Ta marr jetën moj k***”, çmenden vajzat, grushte e shkelma në mes të Korçës

Femra që shahen me fjalë të rënda e më pas kacafyten me shkelma e grushte.

Skena të tilla janë bërë gjithnjë e më të shpeshta sidomos në gjimnazet e vendit.

Pas një rasti dje në gjimnazin “Besnik Sykja” e njëjta skenë është përsëritur në një gjimnaz në qytetin e Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka vetëm pak çaste që ka ndodhur. Sipas personit që ka xhiruar videon, dy vajzat e reja në moshë, të cilat dyshohen të jenë rreth të 20-ave, janë kapur prej flokësh në lagjen 4 të qytetit, rruga “Kongresi i Lushnjes”. “Ta marr jetën moj ku*vë” dëgjohet që i thotë njëra nga vajzat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ato janë ofenduar fillimisht mes tyre dhe më pas janë kapur prej flokësh. Siç mund ta shihni edhe nga pamjet, në rrugë ka edhe kalimtarë të tjerë që kanë parë këtë shfaqje të shëmtuar. Kanë qenë pikërisht kalimtarët e rastit ata që kanë ndarë vajzat e kanë ulur disi gjakrat.
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?