Tabelat në Gjirokastër, mediat greke fajësojnë Ramën (VIDEO)

Mediat greke kanë reaguar në lidhje me një video në të cilën një shqiptar i Çamërisë ka shkulur një tabelë në të cilën shkruhej në gjuhën greke, drejtimi për Glinë. Po sipas këtyre burimeve, përgjegjës i vetëm i këtyre veprimeve është kryeministri Rama.

Sipas mediave greke, Rama dhe qeveria e tij prodhojnë urrejtjen e popullit shqiptar pas deklaratave ekstreme. Në video shfaqet një shqiptar i Çamërisë, i cili ka shkulur tabelën në Gjirokastër ku shkruhej si në shqip edhe në greqisht, raporton Jeta Osh Qef.

Lajmi është përhapur menjëherë në mediat greke, të cilat ia kanë vënë fajin Edi Ramës për këtë xhest të shqiptarit të Çamërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas heqjes së flamurit grek nga kalaja, vijojnë sulmet ndaj minoritetit grek në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një shqiptar i Çamërisë ka shkulur një tabelë në të cilën shkruhej në gjuhën greke, drejtimi për Glinë.

I mërzitur ai ka shkulur tabelën dhe pasi ka filmuar videon, e ka dërguar atë në mediat vendase.

Përgjegjës i vetëm i këtyre veprimeve që janë kërcënim për komunitetin grek është kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij, pasi ai prodhon urrejtjen e popullit shqiptar pas deklaratave ekstreme.

Në rastin e Himarës, heqësve të flamurit iu dukeshin fytyrat, ndërsa në këtë rast çami nuk është identifikuar”, shkruajnë mediat greke.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?