“Tahiri”, Gjokutaj: Dihet vrasësi, i vrari po nuk sekuestrohet pistoleta

Avokati i njohur Genc Gjokutaj i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, duke folur për çështjen “Tahiri”, flet në lidhje me mos sekuestrimin e automjetit të ish-ministrit.

Gjokutaj: Automjeti nuk është sekuestruar asnjëherë. Vritet një njeri, dihet vrasësi, dihet i vrari dhe nuk sekuestrohet pistoleta. Është minimumi i një procesi.

Basha: Pse nuk e kanë bërë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjokutaj: Sepse as kallëzimi nuk ka qenë real. Personi që flasim ka qenë ministër i Brendshëm. Ministri i Brendshëm nuk është ministër kulture ose ministër mjedisi. Ka një pjesë specifike tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është ministër i cili në një rast analog do të ishte i pari që do sekuestronte këtë mjet sepse është alfa i një procesi. Atëherë me këtë përfolje, revokohet kontrata e shit-blerjes dhe i jepet një fondacioni bamirës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?