Tahiri merr ”zemër” nga kolegët dhe i thotë Prokurorit: Unë nuk jam ti, jam Ju!

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përpjekur të mbrojë veten gjatë seancës së sotme, duke debatuar ashpër me prokurorin.

Pjesë nga debati

Tahiri: Nuk më duhet çfarë bën Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori: Jeni përfshirë në skandale politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tahiri: A jeni në dijeni që unë në mes të shtatorit kam shkuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm sepse makina ishte paraqitur për trafik droge. Kam unë pyetje për Prokurorinë. Keni thënë se nuk është referuar material nga Policia për Habilajt. A keni dijeni që në 11 shtator të 2015 kam shkuar unë te Prokurori i Përgjithshëm. A keni dijeni për hetimet?!

Prokurori: Je i përfshirë në një skandal politik. Në dijeninë time nuk ka material të referuar nga Policia e Shtetit dhe jo nga ministri i brendshëm për persona konkretë.

Tahiri: Nuk pres komente për skandale politike, jam shumë i zoti në to. Unë nuk jam ti, nuk jam ju!

Alibeaj: Letra është e qartë, Tahir do kesh kohën të flasësh.

Prokurorja: Fakti pse nuk keni hetuar atëherë dhe jo tani, nuk ka nevojë për përgjigje. Është ccështje hetimi në bazë të provave

Tahiri: Meqë thatë se një nga arsyet pse kompromentohem unë është se kam qenë ministër dhe nuk ka pasur referime nga Policia.

Prokurorja Imeraj: Ju jeni mësuar me deklarata. Ne nuk bëjmë deklarata, këtu bëhet fjalë që kërkesa jonë është e bazuar në atë farë pretendojmë

Halimi: Nuk ka ndodhur që personi dyshuar t’i bëj gjyqin prokurores. Neni thotë që deputeti ka të drejtë të paraqesë me shkrim ose me gojë vërejtjet. Do të dëgjojmë nuk do ikim, por nuk mund të bëjë ai pyetje prokurores. Nuk ka as sens as bazë ligjore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?