Tahiri: Nuk jam unë Saimiri i përgjimeve

Duke lexuar një pjesë të përgjimeve në dosjen italiane të Habilajve, ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk është ai personin që përmendet në bisedat e vëna në përgjim mes anëtarëve të bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali.

Tahiri lexoi një përgjim ku Moisi Habilaj flet për një Saimir që do transportojë 50 thasë me kanabis me kamionin e tij. Tahiri tha se Saimiri që përmendet në përgjime thotë se ka një kompani kamionësh për transport.

Pas kësaj deklarate ai është larguar nga mbledhja e Këshillit të mandateve e mbledhur për t’i vendosur heqjen e imunitetit të deputetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli i Mandateve ka marrë 10 minuta pushim për tu rikthyer në vijim të mbledhjes pa praninë e mediave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?