Tahiri presion prokurores Ymeraj: Unë nuk të them lavire!

Saimir Tahiri në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve ka kaluar në kundërsulm total. Ish-ministri ndër të tjera i bëri presion prokurores Elizabeta Ymeraj.

Ndërsa bërtiste për ndryshimin mes tij dhe pushtetarëve të PD-së, Tahiri u shpreh: “Unë nuk kam moralin tuaj. Unë nuk kam standartin që t’i them prokurores lavire”.

Tahiri solli në Komision etiketimin që Berisha i bënte Ina Ramës pas 21 janarit, por ndërsa bërtiste për “lavire” në sallën e Komisionit të Mandateve, ai dukshëm ka tentuar të intimidojë prokuroren Elizabeta Ymeraj. Asnjë nga deputetët e tjerë në seancë nuk reagoi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?