Tahiri pritet si hero nga socialistët: “Të keqen nëna, o flori’. Sharje për deputetët e PD

https://www.facebook.com/newsbomb.al/videos/1926621284033717/

Socialistë dhe mbështetës që kanë dalë sot në rrugët e Trianës në përkrahje të Saimir Tahirin kanë pritur 6 orë para Kryesisë së Kuvendit, për përfundimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve.  Pas përfundimit të mbledhjes, ata kanë shpërthyer në ovacione pro ish-ministrit.

Fill pasi ky i fundit doli nga Kryesia e Kuvendit, një e moshuar iu ‘vërsul’ dhe me dashamirësi ka përfaqura Tahirin, ndërsa nuk i ka kursyer atij fjalë të ndjera; ‘Të keqen nëna jote o flori’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që kanë brohoritur pro Tahirit, mbështetësit kanë lëshuar një seri sharjesh dhe ofendimesh ndaj deputeteve të PD, Enkelejd Alibejaj dhe Gent Strazimiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alibeaj pranoi në një intervistë për “News 24” se ai dhe kolegët e opozitës ishin fyer nga qytetarët, për shkak të qëndrimeve që po mbajnë ndaj Saimir Tahirit.

Tahiri ishte sot në Komisionin e Mandateve, pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit parlamentar. Prokuroria e akuzon atë për trafik droge, bashkëpunim me bandat kriminale dhe korrupsion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?