Tahiri: Prokuroria, politikë me një proces gjyqësor
Pas akuzave të Lulzim Bashës se Tahiri dhe Shullazi ishin në sintoni me urdhër të Ramës për të kërkuar dëshminë e Berishës në gjyq, ka reaguar ish-ministri i Brendshëm.
Tahiri shpreh keqardhje për lojën sipas tij të prokurorisë për të bërë politikë me procesin gjyqësor, ndërsa deklaratat e Bashës i cilëson si nder për krimin.
“Mireprita thirrjen e Gjykates per te deshmuar. Keqardhje per lojen e Prokurorise per te bere politike me nje proces gjyqesor qe duhet te perfundoje me denimin e kujtdo qe ka kercenuar kandidatin per rektor.
Keqardhje akoma ne shume per Lulezim Bashen qe me sulmet politike, po i ben nderin me te madh krimit. Shqiperia do behet me e drejte, kur lojrat politike te lene drejtesine te beje drejtesi” shprehet Tahiri.

