Tahiri viziton në spital punonjësin e policisë që u plagos në operacionin në Lezhë
Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Punonjësi i policisë Nikolin Gjergji ka marrë një plumb në kokë dhe po merr trajtim mjekësor.
Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, ku një person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II.
Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe janë vene ne ndjekje te makinës se vjedhur.

