Takim entuziast i Monika Kryemadhit në Korçë, mesazhe përballje me kryeministrin

Monika Kryemadhi ishte në Korçë, ku kishte qindra e qindra vetë të cilët ishin thirrur nga kryetarja e LSI  në takim, i cili ishte i zjarrtë në mesazhe, por edhe në sallë nga entuziazmi i të pranishmëve.

Duket se fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentar ka filluar dhe ku nesër LSI bashkë me PD e partitë e tjera të Koalicionit opozitar do të rikthehen në pushtet. E sigurtë që LSI, nesër në pushtet, do jetë parti e njerëzve të rinjë dhe që synojnë një Shqipëri europiane.

Sot Kryemadhi në kuadër të hapjes së partisë ka vijuar sot fushatën e anëtarësimeve të reja me aktivin e Korçës.  Ajo u shpreh se kemi përballë një qeverisje të korruptuar dhe opozita mori përgjegjësinë e saj për reformën zgjedhore.

Padia e Ramës për Haradinajn, Kryemadhi theksoi se është hakmarrje për bllokadën që i bëri Haradinaj, dhe një akt që përçan unitetin kombëtar dhe njollos pavarësinë e Kosovës.

Pas Reformës Zgjedhore e cila mbyllet me 15 mars 2020, do vijnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku nga sondazhet PS humbet thellë. Ndaj duket që LSI po rindez zjarrin e të rinjve, të cilët shkrijnë çdo qeveri të korruptuar. Dhe LSI mbetet një parti e rinisë.

Pjesë nga fjala e kryetares së LSI-së

“Ku më mirë se në Korçë, të ftojmë agronomët, fermerët dhe blegtorët. Fusha e Korçës, një mrekulli. Mollët e saj, qepët e saj, produktet e saj, agroturizmi i saj. Si mundet Korça e cila ka mbajtur Shqipërinë gjallë me shekuj me produktet e saj, sot po varfërohet çdo ditë e më shumë. Fshatrat e saj po zhvishen nga të rinjtë dhe të rejat, po largohen, por zbrazen, po ngelen vetëm të moshuarit dhe ata me lot në sy qajnë sesi pemët e mollëve thahen do ditë ose shkulen nga tokat sepse nuk ka njeri kush t’i punojë. Si mundet Korça të hedhë në kanal qepët e mrekullueshme të saj, që edhe kur i pret nuk të nxjerrin lot nga sytë, por të falin dashuri.
Si mundet Korça e mikpritjes, Korça që me hotelet e saj, me restorantet e saj, me duart e arta të grave korçare, të ketë shitjet e produkteve në tavolina, produkte të skaduara që vijnë nga e gjithë bota, kur ne kemi produktet tona më të mira më të ëmblat dhe më të dashurat. E ku më mirë se në Korçë mund të hahet dhe mund të gëzosh. Ku më mirë se në Korçë mund të jetohet.
Pra ne sot kemi nevojë për ju agronomë dhe ju fermerë të ndryshojmë këtë politikë anti-shqiptare kundër bujqësisë shqiptare që ka instaluar rilindja.
Të ndryshojmë këtë politikë anti-shqiptare që ka instaluar rilindja kundër të rinjve tanë sepse ajo që është shumë e rëndësishme është që vetëm shqiptarët mund ta bëjnë Shqipërinë, nuk e bëjnë dot të tjerët. Vetëm dashuria për tokën, dashuria për vendin e lidh të riun me shtëpinë e tij. Dhe kjo dashuri, nëse nuk e organizojmë, nëse ne nuk e stimulojmë, nëse ne nuk e flasim dhe e tregojmë me njëri tjetrin, kjo dashur do të venitet.
Misioni ynë është një mision shumë i qartë. Është një mision që ka të bëjë me besimin dhe shpresën që ky vend bëhet sepse ka njerëz që e duan këtë vend.
Ne sot jemi një vend i vogël dhe të varfër për shkak politikave qeverisëse, por ama jemi një vend i pasur dhe jemi një popull me një zemër të madhe dhe me një dashuri të madhe dhe vetëm kjo zemër dhe dashur do ta bëjë popullin më të pasur në botë për shkak të atyre që na ka falur Zoti, por dhe për shkak të dashurisë dhe të angazhimit të të gjithë të rinjve dhe të rejave shqiptar.
Sot jemi në Korçë. Unë para 2 muajsh isha në SHBA dhe kam takuar shumë miq tanë që jetojnë atje dhe që kanë ikur nga Shqipëria në këto vite.
Kemi takur Ervisin, i cili na merr çdo ditë në telefon dhe thotë do të vijmë, do të kthehemi. Na jepni shansin dhe mundësinë të vijmë, të rikthehemi në Shqipëri dhe ta ndërtojmë vendin tonë.
Si Ervisi janë me qindra dhe me mijëra të rinj dhe të reja, të cilët kanë energjinë, forcën, mendjen për të punuar dhe për ta zhvilluar biznesin e tyre.
Prandaj është detyra jonë që të lëvizim, të zgjohemi, të ngrihemi kudo dhe të krijojmë mundësitë për të gjithë djemtë dhe vajzat tanë që jetojnë në Amerikë, në Gjermani, në Francë, në Angli. Për të gjithë ata të rinj dhe të reja që kanë shkuar si azil-kërkues në Francë dhe që qeveria shqiptare nuk mori asnjë masë edhe pse prej 3 vitesh e kishte një nga kushtet kryesore për hapjen e negociatave.
T’iu krijojmë infrastrukturën që të kthehen në Shqipëri, t’iu kthejmë besimin që ata nuk janë vetëm, por jemi shumë. Këtu sot jemi 600 vetë, nesër do të jemi akoma më shumë sepse secili nga ne do të komunikojë më shokun, me mikun, me komshiun, me familjarin e tij. Vetëm ne mund ta ndryshojmë këtë realitet.
Jo ne politikanët si individ, por ne si qytetarë të thjeshtë. Si motër, si vëlla, si vajzë, si bijë, si bashkëshorte, si nënë, si baba. Vetëm të gjithë bashkë mund ta ndryshojmë këtë realitet sepse Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve.
Prandaj ju ftoj të gjithëve të ndryshojmë realitetin, të flasim dhe të vazhdojmë dhe të ecim përpara sepse përballja drejtpërdrejt me atë të cilën po i merr shpirtin dhe po i pi gjakun shqiptarëve është e vetmja rrugë. Nuk ka rrugë tjetër. As rrugën e kompromisit, as rrugën e dialogut, por është e vetmja rrugë.
Me shqiptarët për të ndërtuar Shqipërinë. Kjo është e vetmja mundësi për të shëruar Shqipërinë nga sëmundja”.
Liderja e LSI theksoi fort se “Edi Rama dhe Qeveria e tij e mbrapshtë duan ta përdorin izolimin e Shqipërisë si alibi për Mini-Shengenin duke shkuar kështu në aleanca dhe rrugë të tjera, të cilat shqiptarët nuk i kanë dashur as si politikë por as shpirtërisht”

SHKARKO APP