Takimi i fundvitit me gazetarët. Rama: Gëzuar ju dhe ata të kazanit…
Këtë vit Rama nuk i uli gazetarët në tavolina, në këmbë dëgjuan fjalimin e kryeministrit
Vitin e kaluar shumë tavolina në Pallatin e Brigadave mbetën bosh pasi gazetarë të ndryshëm kishin vendosur të bojkotonin takimin e fundvitit me kryeministrin Edi Rama dhe këtë vjet ai preferoi ta organizonte ceremoninë në një sallë të vogël brenda Kryeministrisë. Kreu i Qeverisë është mjaftuar me një kokteil që u është servirur gazetarët, të cilët në këmbë kanë dëgjuar fjalimin e Ramës. Ndërkohë, sa i përket fjalimit, Rama nuk harroi të përmendte gazetarin Andrea Stefani që u nda nga jeta pak ditë më parë.
“Nuk e kam të shkruar por do them dy fjalë me gojë. Këtë vit mungon një njeri i respektuar edhe nga ata që se kanë dashur, Andrea Stefani”, u shpreh ai.
Në fund të fjalimit, Rama iu rikthye termit ofendues për mediat, duke i quajtur një pjesë prej tyre si kazanë. “Gëzuar për ju, familjet tuaja, edhe ata të kazanit, por edhe për të tjerët që s’janë”, u shpreh Rama. newsbomb.al

