Takimi i Kretës, Bushati zbardh detajet nga negociata

Nga Kreta, ku që prej së premtes po negocion me homologun helen për zgjidhjen e kontesteve shqiptaro-greke, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se bisedimet janë në rrugën e duhur.

Megjithatë, në një prononcim për Top Channel, Bushati ka vënë në dukje se në tryezë janë edhe çështje të vështira, për shkak se zgjasin prej dekadash.

“Kjo është një dosje jo e lehtë. Është rreth 70 e ca vjeçare e për pasojë kërkon kohën e vetë dhe instrumentat e duhur për një zgjidhje sipas frymës europiane dhe së drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefi i diplomacisë ka nënvizuar se, pala shqiptare është paraqitur në këtë takim me një paketë, “ku çështjet janë vendosur sipas një tematike kohore dhe logjike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, “përsa kohë do vijojmë këtë proces diskutimi intensiv me palën greke do të më pëlqente të isha i rezervuar dhe i matur në deklarata”, ka shtuar Bushati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?