Takimi i VanHorn me Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri: Një urë e rëndësishme për investitorët

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një postim në rrjetet sociale, nga takimi i të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn me Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Po ashtu Ambasada thekson rëndësinë e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri si një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe vendit tonë.

“Duke përfaqësuar 270 kompani anëtare që gjenerojnë gati 25 përqind të PBB-së së Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë, si dhe një motor për rritjen ekonomike.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn iu bashkua dje Dhomës Amerikane për të diskutuar strategjinë e tyre për rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane dhe krijimin e kushteve të barabarta për të tërhequr më shumë biznese amerikane në Shqipëri”, shkruan Ambasada Amerikan në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?