”Tallja” e Tahirit, i drejtohet deputetit të PD: z.Habilaj, më lejoni…
Pas tre orëve me dyer të hapura, mbledhja e Këshillit të Mandateve po vijon me dyer të mbyllura. Një proces që ka vëmendjen maksimale nga opinioni publik. Leja për të arrestuar ish-ministrin Tahiri, nuk kaloi edhe pa ndonjë lapsus gjatë mbedhjes. E tillë ka qenë ajo e ish-ministrit Tahiri, i cili në një moment i është drejtuar deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj me emrin Habilaj.
“Zoti Habilaj, më lejoni ta mbaroj”, iu drejtua Tahiri deputetit Alibeaj duke shkaktuar të qeshura në sallën ku po mbahej mbledhja.
Tahiri është shfaqur i tensionuar gjatë gjithë mbedhjes dhe siç duket ka patur në kokë emrin Habilaj, emër të cilin e ka dëgjuar kaq shpesh dy ditët e fundit dhe për të cilin e akuzojnë se ka lidhje në trafikun e drogës.

