Taulant Balla: PD-ja është e shpartalluar, por kundërshtarin s’e zgjedhim dot
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një komunikim me mediat foli për ligjin e Dosjeve dhe tha se se socialistët janë të hapur për ta diskutuar me opozitën.
“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar. Ajo që na duhet pa humbur kohë është që t’i bëjmë bashkë dy propozimet që të shkojmë te zgjedhja konkrete ligjore. Propozimi ynë është i hapur që ta diskutojmë me grupin e PD. Duhet t’i hapim rrugë. Besoj që do ta votojmë. Ne duam që të shkojmë te propozimi ynë, por ka dhe opozita një propozim. Jemi të hapur të diskutojmë çdo formë, me rëndësi është rezultati përfundimtar”, tha Balla.
Më tej, Balla komentoi dhe situatën në PD, duke shtuar se: “Që PD është e shpartalluar, s’e them dot unë. Njoh për opozitë në Kuvendin e Shqipërisë, ose pakicë në gjuhën parlamentare grupin parlamentar të PD. Ky është grupi më i madh parlamentar. Ka një rregull në demokraci, kundërshtarin nuk e zgjedh dot.”