Të moshuarin e godet lopa në tregun e bagëtive të Rrogozhinës, në gjendje të rëndë
Një person ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të goditjes që pësoi nga një lopë.
Gjatë ditës së djeshme, në tregun e bagëtive, 76- vjeçari H.M., banues në Rrogozhinë, është goditur nga lopa e shtetasit E.H., 49 vjeç, banues në fshatin Pordes, Fier dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Mësohet se i moshuari kishte shkuar në treg për t’u interesuar për të blerë bagëti, por lopa e cila ishte nxjerrë në shitje, e cilësuar si xanxare, e goditi me shqelm duke i shkaktuar dëmtime serioze.
Lidhur me këtë rast është hapur një hetim, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Kavajës për vlerësim.

