Të rinjtë prijnë sot protestën – Ku ishe ti, kur Edi Rama përzuri mijëra të rinj nga Shqipëria?
Opozita po mban sot protestën e 8, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë mbledhur para Kuvendit ndërsa brenda tij zhvillohet seanca. Këtë herë peshën e protestës e ka rinia. Në duar ata mbajnë pankarta me mbishkrimin”IK”, teksa një prej tyre ka vënë në fytyrë një maskë me portretin e Kryeministrit.
Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor të PD ka hapur protestën e qytetarëve përpara parlamentit. Këlliçi ka shprehur dhimbjen e tij për ata të rinj, që nuk thirren në takime për axhenda kombëtare, por thirren për një vend pune në takimet elektorale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Këlliçi shtroi arsyet pse qytetarët duhet të ishin sot në protestë dhe veçanërisht të rinjtë, atë pyetjen që brezi i ri do t’ua bëjë në të ardhmen:
Ku ishe ti, kur Edi Rama përzuri mijëra të rinj nga Shqipëria? Ku ishe ti kur Edi Rama shkatërroi ekonominë kombëtare?!

