‘Të shpëtojmë Reantën’/ Noizy i paguan udhëtimin për në Itali. Sigurohen paratë

Një lajm i mirë për vogëlushen dy-muajshe, Reanta Balliu, e cila kishte nevojë për një transplant, por i duheshin 26 mijë euro.

Tashmë të gjitha paratë janë siguruar, ndërsa vajza do të niset bashkë me dy prindërit e saj drejt Italisë, atje ku do të bëhet dhe transplanti.

Ka qenë pikërisht këngëtari Noizy, ai që ka paguar paratë për transportin me avion të familjes Balliu, ndërsa ata do udhëtojnë me një mjet fluturimi sanitar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se shuma që ka dhuruar Noizy ka qenë 14 500 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, familja Balliu pret të marrë vizat mjekësore për udhëtimin.

‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ falenderon të gjithë njerëzit që ndihmuan Reantën dhe iu përgjigjen apelit të prindërve për ndihmë, falënderim që i bashkohet dhe familja Balliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?