Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një i ri tek “Unaza e Re”
Aktualitet E Shtunë, 17 Korrik 2021 07:59
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në kryeqytet.
Si pasojë është plagosur 22-vjeçari me inicialet G.K. , i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Teodor Keko” tek Unaza e Re në Tiranë. Policia është vënë menjëherë në kërkim të autorëve si dhe për të zbuluar shkaqet e plagosjes.

