“Te Tonini”, në Purez të Tiranës”
“Kam gjet një Kryezi të dytë këtu”, thotë Tonin Alia i “Ardenos” së famshme, teksa kundrojmë bashtinat e agroturizmit të tij në proces, në Purez të Kasharit, vetëm pak kilometra nga autostrada Tiranë – Durrës, ku është e treta herë që vijmë.
Kryeziu, vendlindja e Toininit, ka lumë dhe pisha, kurse këtu ka liqen dhe ullinj, por dhe vreshta rrushi, pyll lisi, shtrirë e gjitha në 5 ha. Atje sot ka borë, këtu në kodrat e Tiranës diell pranvere. Atje gjuetarët dalin për derr të egër nëpër dëborë, kurse këtu për zogj, mbase dhe për dhelpra. Purezi është një vend i bukur, piktoresk, pjellor dhe ku nuk përmbytet asgjë, pasi tubat e drenazhimit të vreshtës së re nxjerrin ujë të kulluar si krojet e bjeshkëve.
Jemi në Tiranë, por bisedat tona si malësorë nuk mund të mos rrahin “telin” e atyre anëve. Të ishte gjallë Plaku i Qafës së Malit, Ndue Gjon Lleshi (Paluca), që ka jetuar mbi 100 vjeç, përmbytje do të kishte, se nuk mund indalonte as ai, por dëmet do të ishin shumë më të pakta, pasi ai burrë fisnik do ta mësonte Qeverinë se si t’iu dilte përpara punëve, kur moti paralajmëronte stuhi, si këto ditë me aq shumë përmbytje në të gjitë vendin, përfshi dhe qytetet.
Në Purez “Te Tonini” ka raki rrushi dhe verë cilësore, portakalle dhe ullinj vendi, ushqime bio, por mbi të gjitha një mikpritje dhe bujari të pashoqe, pa të cilat, siç nuk mund të kuptohej tradita e kullave shqiptare dje, nuk mund të ketë sukses as agroturizmi sot.
Sa mirë që, në ditën e Republikës, të urosh krah njerëzve që nuk e lënë Shqipërinë djerr.
Ndue Dedaj

KOHA JONË SONDAZH

