Tedi Blushi, zëdhënës i Presidencës
Gazetari Tedi Blushi do të jetë zëdhënësi i Presidencës. Emërimin e gazetarit në këtë post e ka bërë të ditur vet kreu i shtetit, Ilir Meta.
Mbrëmjen e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e 15-vjetorit të televizionit “News 24”.
Në një foto të publikuar në Facebook, Presidenti shkruan: “Duke uruar 15 vjetorin e News 24 bashkë me zëdhënësin e Presidencës, Tedi Blushi, gazetar prej më shumë se një dekade pranë kësaj media”.

