Tenori Hushi: Dhuna ndaj Nikollës, si në Afganistan

Tenori i njohur, Agim Hushi, reagoi sot pas aktit të një studenteje, e cila hodhi salcë mbi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, në shenjë protestë për politikat arsimore të qeverisë.

Hushi e dënon aktin e studentes, ndërsa kërkon që politikat arsimore t’i shërbejnë, jo vetëm idealizmit qeverisës, por dhe realitetit shqiptar.

Komenti i plotë i Agim Hushit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë status nuk do doja të hyja kurrë në hak të së drejtës. Përkundrazi, si njeri që kam çarë fare i vetëm, e di mirë se e vetmja shpresë dhe përkrahje për të dalë i fituar në përballjen me jetën është e drejta. Nuk e njoh, por e ndjej se diçka nuk shkon mirë në gjithë këtë zhurmë, mërzi dhe rrëmujë me studentët, ëndrrat dhe dëshirat e tyre për të studiuar aty ku duan, vlerësimet për rezultatet e tyre, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por s’do lejoja, suportoja apo dhe të heshtja kurrë, që një femër, një nënë, një zonjë të përdhosej fizikisht, publikisht, për hir të detyrës së saj. Kushdo qoftë ajo, çfarëdo gabimi të ketë bërë ajo me punën e saj.

Aq më tepër që zonja Nikolli është një ministre që shquhet për tonet e saj prej një gruaje të fisme dhe me një karakter të theksuar human. Ndjeva dhimbje përballë një pamje të tillë, aq më tepër që akti u bë nga një femër dhe m’u kujtuan gurët e hedhur mbi trupin e një vajze në Afganistan pse ajo desh dikë…

Na duhet kohë, siç duket, të kuptohet që betejat intelektuale nuk fitohen me shfaqje primitive. Kurrë dhe për askënd.

Ndjesë zonja Nikolli, në emër të të gjithë atyre shqiptarëve që u ndjenë kështu si unë dhe shpresoj gjithashtu, që të ndërtoni një politikë arsimore që t’i shërbejë, jo vetëm idealizmit qeverisës, por dhe realitetit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?