Tensione politike në Vorë, një person përplas me makinë një tjetër

Një incident i rëndë është regjistruar në Vorë, ku një shtetas ka përplasur me automjet një tjetër person për arsye politike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në fshatin Ahmetaq, ku shtetasi me iniciale B. F ka përplasur me automjet shtetasin Sh. K, i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet që konflikti ka ardhur për motive politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po punohet për sqarimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes si  dhe për kapjen e shtetasit B. F.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?