Tensionet në KZAZ-në e Dibrës, shoqërohen 15 persona. Priten të tjera arrestime
Tensione të shumta dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë, gaz lotjsellës dhe arrestime. Kjo ka qenë panorama e mbrëmshme në KZAZ-ënë nr. 19 në Dibër.
Sot bëhet e ditur se numri i të arrestuarve ka shkuar në 15 dhe shoqërimet janë bërë që në orët e para të mëngjesit.
Sipas të dhënave numri i të arrestuarve do vijë duke u rritur, ndërsa situata në KZAZ-ënë nr. 19 në Dibër vazhdon të jetë e nxehtë. Forca të shumta policie e kanë rrethuar këtë KZAZ, ndërkohë që një numër i madh mbështetësish të PD-së po protestojnë për lirimin e të arrestuarve.
Mësohet se policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ku mbetën të plagosur 6 efektivë policie dhe 9 protestues.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëroi se përgjegjësit e kësaj ngjarjeje do të përballen me ligjin.
“Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit”, tha Lleshaj.
Ndërkohë ish-deputeti Xhemal Gjunkshi deklaroi se Partia Demokratike distancohet nga dhuna. Sipas tij, dhuna e ushtruar në KZAZ-në e Dibrës është pjesë e skenarit të Edi Ramës dhe ministrit Lleshaj.
“Gjatë protestës nuk është lënduar asnjë punonjës policie. Gjate protestës nuk është dëmtuar asnjë objekt shtetëror dhe asnjë pronë private”, shkruan Gjunkshi.

