Tentoi të korruptojë policin me 4 mijë lekë, ja si e pëson shoferi i makinës me xhame të zinj

Një i ri është arrestuar nga Policia pasi tentoi të korruptonte efektivin e Rrugores, me qëllim shmangien e gjobës, pasi kishte makinën me xhama të zinj.

Policia e Fierit ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se është arrestuar Gazmend Stani, 33 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.

Ky person në lagjen ‘1 Maji’ Fier, udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, me targa AA 160 SC, iu ka dhënë ryshfet 4000 lekë punonjësve të policisë me qëllim shmangien e masës administrative pasi kishte makinën me xhama të zinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit, për akuzën e “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?