Tenton të vetëvritet 59-vjeçarja në lumin Buna, e nxjerrin forcat e policisë në gjendje të rëndë

Një 59-vjeçare u shpëtua nga forcat e policisë pasi tentoi të vetëvritej në ujërat e lumit Buna.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 09:30, në Sallën Operative ka arritur informacioni se një shtetase ishte hedhur në ujërat e lumit.

Menjëherë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër u nisën drejt vendngjarjes. Ata hynë në ujë dhe arritën të nxirrnin 59-vjeçaren nga lumi, në gjendje të rëndë, por me shenja jete, duke i dhënë gjithashtu ndihmën e parë në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasja V. T., 59 vjeçe, u transportua me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr asistencën mjekësore të nevojshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?