Tenton t’i shpëtojë policisë, hedh pistoletën nga makina, por arrestohet
Një 32-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Vlorës pasi nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar.
Blutë e Vlorës thonë se “shtetasi Romeo Bajramaj, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” me targë AA 932 IM, nuk i është bindur urdhërit të shërbimeve të policisë dhe në tentativë për t’iu shpëtuar, ka dalë nga mjeti dhe ka hedhur në anë të rrugës një armë zjarri duke tentuar kështu të braktiste mjetin me qëllim që të largohej.”
Pas ndjekjes nga policia 32 vjeçari u arrestua në flagrancë pranë vendit të quajtur “Ish-Shkolla e Aviacionit”.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri e llojit Pistoletë-TT,
– 1 krëhër,
– 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm
– gjithashtu, bllokohet automjeti tip “Benz”.

