Fevziu: Teodor Keko, iku si sot 21 vite më parë

Nga Blendi Fevziu-

Ai iku nga kjo botë si sot 21 vjet me parë. Me po atë lehtesi e shperfillje që jetoi gjithë jetën e tij. Me buzeqeshjen që s’e ndau kurrë dhe me shakatë që ishin një fshikullim për çdo fallcitet në këtë botë. Teodor Keko ishte një qytetar i vertetë. Qytetari i fundit që Tirana e viteve ‘80- të i la trashegim Tiranës se pas 1990. Një njeri që e jetoi jetën si desh. Me po atë pasion dhe me po atë shpërfillje ndaj çdo pushteti që njerëzit e tjerë i impresionon. La pas një vepër mahnitëse. Me tregimet dhe poezitë e tij. Por askujt me shumë se sa atij nuk i shkon ajo shprehja e Oskar Uajd: “vetëm talentin derdha në vepren letrare. Gjenialitetin në jetë”. Keko ishte vertet një gjeni i lirisë. Një njeri që e donte atë shumë. Një qytetar që i mungon kësaj shoqerie. Një njeri që iku nga kjo botë duke përqeshur çdo gjë fallco, madje duke bërë shaka edhe me sëmundjen që e mori me vete 21 vjet më parë. Qofsh i paqtë atje lart Dori vogël

SHKARKO APP