Termeti 4.6 ballë frikë dhe pasiguri për natën

Tërmet i fuqishëm 4.6 i shkallës Rihter me epiqendër në Urën Vajgurore që goditi rreth orës 18 të kësaj të premteje ka alarmuar banorët.

Aktualisht, nuk raportohet për të lënduar, megjithatë shumë nga banorët i kanë përshkruar lëkundjet “si të tmerrshme”.

“Unë po flisa në telefon, isha ulur në karrige në një lokal, kur gjithçka filloi të dridhej. Njerëzit filluan të bërtisnin”, tha një banor i Urës Vajgurore për Syri.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë isha në punë. Punoj në një lokal. Erdhi si papritur. Pashë vdekjen me sy”, tregon një banore në Kuçovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa një tjetër thotë: “E kam shtëpinë në katër të pestë. U lëkundën muret. Kujtova se na zuri poshtë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?