Tërmeti lëkund jugun e Shqipërisë

Jugu i vendit është tronditur pasditen e sotme prej një tërmeti. Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Memaliajt dhe paraprakisht mësohet se ka qenë me magnitudë 3.5 ballë i shkallës rihter. Tërmeti ka rënë 16 km në veri-perëndim të Memaliajt dhe 28 km në lindje të Vlorës. Ndërkohë nuk ka informacione nëse mund të ketë shkaktuar dëme materiale apo lëndime në njerëz. Kujtojmë se lëkunduje të tilla në vend gjatë këtij viti kanë qenë të shpeshta, të cilat kanë pasur kryesisht si epiqendër zonën Jug-Lindore të vendit. Në zonën e Korçës tërmeti ka shkaktuar herë pas here edhe dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?