Tërmeti shkund Gjirokastrën

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në jug të vendit. Epiqendra e tërmetit ishte 17 kilometra në jugperëndim të qytetit të Gjirokastrës, në thellësinë 2 kilometra, shkruan “Vizion Plus”.

Lëkundjet janë ndier në qytet, ku banorët të përfshirë nga paniku kanë dalë jashtë banesave. Nuk ka informacione për të lënduar apo dëme të mundshme materiale.

Edhe në muajin tetor një tërmet me magnitudë 5.3 ballë u regjistrua në Gjirokastër, duke shkaktuar frikë te banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?