Termometri shënon nën zero, nis bora në disa zona

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Shqipëria është gdhirë këtë të martë nën temperatura të ulta, që në shumë zona, kryesisht në veri dhe jug-lindje të vendit, kanë zbritur nën zero dhe janë shoqëruar me reshje dëbore.

Reshjet e dëborës kanë nisur në zonat e thella malore që në mbrëmjen e së hënës. Në Kukës dëbora ka arritur në disa centimetra, ndërsa ka ngrica në disa zona të Rrugës së Kombit.

Në Pukë, Tropojë, Kukës dhe Dibër janë disa akse rrugore ku nuk mund të kalohet me mjete të pa pajisura me zinxhirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moti i ashpër dhe temperaturat e ulta pritet të shoqërojnë gjithë vendin edhe në ditët në vazhdim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?