Terrorizohet roja i karburantit në Vlorë, dy persona i marrin paratë nën kërcënimin e armës

Një roje karburanti ka rënë pre e grabitësve gjatë mbrëmjes së kaluar në Vlorë. Roja i karburantit Xh.L pretendon se dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur një shumë parash prej 35 mijë lekësh të reja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 në fshatin Qishbardhë.

“Më datë 17.10.2017 rreth orës 05:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej shtetasit Xh.L., roje në një pikë karburanti në fashatin Qishbardhë, se i kanë shkuar dy shtetas të paidentifikuar të cilët nën kërcënimin e armës i kanë marrë (vjedhur) një shumë vlerash monetare prej 35 mijë lekë të reja. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po vazhdon krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?