FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Testi popullor/A do mblidhen sot në ora 17.00 para kryeministrisë qytetarët kundër rritjes së çmimeve?

Pas paralajmërimit që bëri kryeministri Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit për ngrohje, për shkak të krizës botërore në këtë fushë jetike, në rrjetet sociale ka plasur lajmërimi se sot (e mërkurë, datë 6 tetor) në ora 17.00 do mblidhen para kryeministrisë në shenjë proteste.

Organizimi i protestës nuk lidhet me asnjë parti politike, por thjesht si qytetarë. Ndërkohë ministri brendshëm Bledi Çuçi tha mbrëmë në Opinion se kur ka protesta paqësore, policia i lejon.

Sot mbetet të shikohet se sa qytetarë do marrin pjesë kundër ngritjes së çmimit. Protesta do jetë përballë kryeministrisë, paqësore, si presion ndaj vendimit për këto çmime të cilat rëndojnë jetën e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?