Reali në kërkim të një zëvendësuesi për Courtois, synon një portier nga Ligue 1

Real Madrid ka nisur të mendojë për të ardhmen e portës dhe në listën e kandidatëve për pasardhësin e Thibaut Courtois është përfshirë edhe Guillaume Restes, portieri 21-vjeçar i Toulouse. Lajmi bëhet i ditur nga TEAMtalk, që raporton se talenti francez është një nga emrat që po monitorohen nga drejtuesit madrilenë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Courtois është pranë largimit. Përkundrazi, sipas raportimeve, Real Madrid synon të vazhdojë bashkëpunimin me portierin belg, me të cilin thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake verbale për zgjatjen e kontratës që aktualisht përfundon në vitin 2027. Objektivi është që 34-vjeçari të qëndrojë në Madrid edhe gjatë sezonit 2027-2028.

Courtois iu bashkua Real Madridit në gusht të vitit 2018, kur u transferua nga Chelsea për rreth 35 milionë paund. Që prej atëherë, ai ka fituar tre tituj të La Ligës dhe dy trofe të Champions League, duke u shndërruar në një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Madrid, ndërkohë, po mendojnë edhe për gjeneratën e ardhshme. Guillaume Restes është vetëm 21 vjeç dhe ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Toulouse këtë sezon. Portieri francez ka tërhequr vëmendjen edhe në nivel ndërkombëtar, pasi debutoi me kombëtaren e Francës gjatë ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 19 milionë euro, ndërsa një lëvizje e mundshme e Real Madridit mund të shqyrtohet gjatë verës së ardhshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?